VIZITË E DELEGACIONIT SHQIPTAR NË KOSOVË

Në datat 14-15 tetor 2019, përfaqësues nga Shërbimi i Provës, Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës, dhe Ministria e Drejtësisë zhvilluan disa takime në Kosovë. Kjo vizitë u mundësua nga organizata Terre des Hommes në Shqipëri dhe Kosovë. Takimet u zhvilluan në kuadër të drejtësisë për të mitur.

Delegacioni u prit nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dhe përfaqësues të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Prishtinë, Qendra Korrektuese-Edukative në Lipjan, dhe Qendra për Punë Sociale në Prizren. Gjatë takimeve u shkëmbyen përvoja të ndryshme duke kuptuar punën e homologëve të shtetit fqinj.

Mes përfaqësuesve u diskutuan çështjet e legjislacioneve përkatëse lidhur me drejtësinë penale për të miturit dhe mbrojtjen e fëmijëve, praktikat e masave të shmangies nga ndjekja penale dhe alternativave të dënimit me burgim, praktikat edukative në qendrën edukativo-korrektuese të Lipjanit, puna që zhvillohet me fëmijët në nevojë në qendrën e punës sociale të Prizrenit, si dhe mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit edhe me Komunën e Prizrenit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME