Mbështetur në Planin Vjetor të Aktiviteteve dega territoriale e Shërbimit të Provës Krujë realizoi takim në Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Mbështetur në Planin Vjetor të Aktiviteteve dega territoriale e Shërbimit të Provës Krujë realizoi takim në Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

  Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e hasura, të cilat kanë qenë të pakta, e  më së shumti për arsye teknike pasi gjatë takimeve dhe komunikimeve të herëpashershme ndërmjet dy institucioneve tona, janë diskutuar problematikat që kemi hasur, të cilave i kemi  dhënë zgjidhje të menjëhershme. 

  Një pikë që u diskutua me rëndësi  ishte mënyra se si do të procedohej në lidhje me vazhdimësinë , për shkak të hartës së re gjyqësore , ku sipas së cilës Prokuroria dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë më datë 01.05.2023 do të vazhdojnë funksionimin e tyre në Tiranë, dhe për këtë arsye  diskutuam dhe dakortësuam që në vazhdimësi të informohet edhe Shërbimi i Provës, duke qenë të paqartë në lidhje me mënyrën se si do të procedohej dhe organizohej puna dhe ekzekutimi i dënimeve alternative në lidhje më së shumti për afatet kohore si dhe distancën territoriale për të cilat drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë z. Petrit Cano, shprehu disponibilitetin për të na informuar, ndihmuar dhe  të  krijuar lehtësira në zbatimin e vendimeve  me dënime alternative.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 0   +   5   =