Shërbimi i Provës është një institucion me një mision të rëndësishëm publik,
që kontribuon çdo ditë në zbatimin e drejtë të vendimeve penale, rehabilitimin dhe
riintegrimin e personave në konflikt me ligjin, si edhe në rritjen e sigurisë në komunitet.
Vizioni ynë është ndërtimi i një institucioni modern, profesional dhe të besueshëm,
ku çdo punonjës ushtron detyrën me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim.
Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve, forcimi i bashkëpunimit
ndërinstitucional, zbatimi i praktikave më të mira bashkëkohore dhe afrimi i
shërbimeve me qytetarin do të jenë shtyllat kryesore të punës sonë.
Jam i bindur se, përmes punës në ekip, transparencës dhe angazhimit të përbashkët,
do të vijojmë të forcojmë rolin e Shërbimit të Provës si një institucion që krijon
mundësi reale për riintegrim, kontribuon në uljen e përsëritjes së veprave penale
dhe i shërben me profesionalizëm, dinjitet dhe përgjegjësi interesit publik.
Besmir Kola
Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
Ju lutem kontaktoni brenda orarit zyrtar:
E hënë – E enjte: 08:00–16:30 E premte: 08:00–14:00Për denoncimin e çdo rasti të:
Sekretaria
Drejtor i Përgjithshëm: Z. Besmir Kola
Z. Edvjol Gogo
Rruga ”Jordan Misja”, Ndërtesa 6/1, Hyrja 1, Kodi Postar 1016.