Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës ka zhvilluar takim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

📌 Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës ka zhvilluar takim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.  Ky takim u realizua me pjesëmarrjen e z. Paulin Çera – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe znj. Arlinda Lisha – Drejtor (në mungesë) i Degës Territoriale Durrës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i problematikave të hasura gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative për rehabilitimin dhe ri-integrimin në shoqëri të personave nën mbikëqyrje gjatë periudhës së provës, si dhe roli i Shërbimit të Provës për hartimin e raporteve të vlerësimit individual për shqyrtimin e kërkesave që vijnë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për të rriturit dhe për të miturit, duke vlerësuar punën e deritanishme të Shërbimit të Provës.

🟢 Orientimi drejt një fryme të re bashkëpunimi dhe investimi në përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave të ndjekura, mbetet prioritet në vazhdimësi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME