Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës, në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, ka realizuar një aktivitet me universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës, në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, ka realizuar një aktivitet me universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

🔹 Qëllimi i këtij aktiviteti konsistonte në prezantimin mbi Shërbimin e Provës për studentët e universitetit, të degëve: psikologji, sociologji dhe drejtësi, të cilët mund të ushtrojnë funksionet e tyre në institucionin e Shërbimit të Provës.
U diskutua 🗣  mbi Marrëvëshjen e Bashkëpunimit mes Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe Shërbimit të Provës, e cila është një risi tashmë, që synon të forcojë më tepër bashkëpunimin midis dy institucioneve. 🤝

Për të gjithë studentët 👩🏻‍🎓, të cilët do të kenë dëshirën për të zhvilluar praktikën mësimore pranë Shërbimit të Provës, u prezantua plani për zhvillimin e praktikave mësimore pranë degëve territoriale të Shërbimit të Provës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   2   =