Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 29.06.2022, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, ka realizuar takim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 29.06.2022, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, ka realizuar takim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, zbatimi i i masave alternative dhe problematikat e hasura në punën e përditshme.

Pjesëmarrës në takim ishin, Z. Sokol Shehu, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, nga ana e DTSHP-Shkodër specialistë dhe drejtori i degës territoriale Shkodër.

Objektivat kryesore të takimit:  Kërkesa për aplikimin e sa më shumë dënimeve alternative si një nga masat më suportuese ndaj të dënuarve. Diskutimi mbi zbatimin e dënimeve alternative dhe masave shtrënguese të cilat aplikohen nga gjykata dhe zbatohen nga shërbimi i provës.

Diskutimi mbi risitë që parashikohen në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës. Gjithashtu, u diskutua për problematika të ndryshme të hasura në vendime penale dhe u konsultua në lidhje me raste konkrete të cilat janë në mbikëqyrje nga territoriale Shkodër.

Nga ana e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër u kërkua që në vendimet penale dërguar Prokurorisë(vendim i shkurtuar), të pasqyrohen adresat e sakta të personave të dënuar. Saktësimi nga ana e Gjykatës mbi llojin e riparimit të dëmit civil si dhe vlerën që duhet të shlyejë personi në mbikëqyrje. U diskutua mbi kërkesat e Gjykatës për hartimin e raporteve të vlerësimit,  rëndësia e dorëzimit të dosjes së akteve, për realizimin e raportit të vlerësimit brenda afatit 14 ditor, sipas ligjit 78/2020″Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.

Përfaqësuesit e dy intitucioneve treguan gadishmëri në vazhdimin e bashkëpunimit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME