Në datë 08.11.2022 u realizua takimi pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Miranda Baku” Gostimë, 

Në datë 08.11.2022 u realizua takimi pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Miranda Baku” Gostimë,

Ky takim informues është realizuar me miratimin e drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore Cerrik Znj.Mirela Muçaj. Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Miranda Baku” Gostimë mbahet si një ndër gjimnazet më të mira të Bashkisë Cerrik sepse nxënësit e kësaj shkolle kanë dalë me rezultate shumë të mira. Drejtoresha e kësaj shkolle Znj.Vjollca Qose na bëri një panoramë të qartë të kësaj shkolle në të cilat fliste me superlative të larta për stafin e saj dhe për nxënësit. Kjo shkollë kishte një staf multidisiplinar e përbërë nga mësuesit, punonjësja sociale, psikologu dhe oficerja e sigurisë. Znj.Vjollca Qose referonte se ishte shumë mbështetëse ndaj nxënësve dhe bënte rol suportues në raste problematikash. Takimi u realizua me klasën e XII e cila varion me moshën 17-18 vjeçare, ku u informuan rreth misionit të Shërbimit të Provës sepse nuk kishin asnjë njohuri mbi këtë institucion. Gjithashtu u njohën me ligjin për drejtësinë e të miturve në konflikt me ligjin dhe pasojat që sjellin veprat penale për këta të mitur.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 0   +   4   =