Në datë 8 Prill 2022 Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Admir Abrija inspektuan ambientet e degës territoriale të Shërbimit të Provës, Shkodër. Gjatë kësaj vizite z. Manja shprehu domosdoshmërinë e një marrëveshjeje bashkëpunimi konkret dhe specifik midis dy institucioneve; Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për sa i përket raporteve të vlerësimit të personave në konflikt me ligjin, të cilët vuajnë dënimin pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Veprave Penale.
Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë solli në vëmendje rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve bashkëpunuese midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe Prokurorisë.