Në takim u diskutua për zbatimin e masave alternative të denimit të parashikuara nga ligji, u diskutua për problematikat, dhe strategjitë për zgjidhjen e problemeve, aplikimin e masave alternative për të miturit në konflikt me ligjin, duke patur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit dhe shmangien e tyre nga ndjekja penale në rastet kur parashikohet nga ligji, gjë të cilën me Prokurorinë Pukë e kemi implementuar në 5 raste.
Në përfundim të takimit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë, ofron mbështetje dhe bashkëpunimimin e saj për Shërbimin e Provës.
Vlen të theksohet fakti së me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, kemi takime 2-3 here në muaj, dhe bashkëpunimi është në nivele të larta institucionale, për çdo problem diskutohet dhe gjendet rrugë zgjidhja.