Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pukë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, ka zhvilluar një takim punë me drejtuesin e gjimnazit “Sabah Sinani” Pukë z. Vladimir Kola

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pukë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, me datën 18.10.2022 ora 11-00 ka zhvilluar një takim punë me drejtuesin e gjimnazit “Sabah Sinani” Pukë z. Vladimir Kola, me qëllim bashkëpunimin midis këtyre 2 institucioneve. 

Organizimi i këtij takimi kishte si qëllim autorizimin dhe planifikimin për zhvillimin e  fushatave sensibilizuese mbi rolin dhe misionin e Shërbimit të Provës dhe risitë e Kodit Drejtësisë Penale për të Mitur, në vecanti informimin e të miturve mbi masat alternative të shmangies. Shërbimi i Provës dhe gjimnazi “Sabah Sinani” Pukë vendosën që fushatat  sensibilizuese të zhvillohet periodikisht. Gjatë këtij takimi u diskutua dhe roli i institucioneve arsimore në përgatitjen në kohë e cilësi të relacionit për vlerësimin psiko-social të të miturit, i cili ndikon në raportin e vlerësimit për të miturin në konflikt me ligjin që harton Shërbimi i Provës për Prokurorinë dhe Gjykatën. 

Gjatë takimit falenderuam drejtorin gjimnazit “Sabah Sinani” Pukë për bashkëpunimin e mirë që kemi patur, pasi me këtë gjimnaz kemi patur bashkëpunim tepër të mire dhe kemi realizuar disa here takime sensibilizuese në bashkëpunimi me të gjitha inctucionet shtetrore, dhe me organizata O.J.F. Në gjimnazin “Sabah Sinani” Pukë nga nxënës të ketij gjimnazi është pikturuar dhe një pikturë në hyrje ku citohet e “Drejtësi Miqësore për Fëmijet”. Në inagurimin e këtij evenimenti ka qenë prezent dhe zv Ministri i Drejtësisë z. Klajdi Karameta. Nga drejtuesi i gjimnazit “Sabah Sinani” Pukë, u garantua bashkëpunimi i vazhdueshëm, për  realizimin e këtyre aktiviteteve, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme me gjitha strukturat përgjegjëse,  me qëllim informimin dhe mbrojtjen e të gjithë nxënësve  nga fenomenet të cilat mund të çojnë në dëmtimin e mirëqenies së tyre psiko-sociale emocionale ligjore etj. 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME