Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lushnje në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, ka zhvilluar një takim në Zyrën Vendore të Punësimit dhe Aftësive Lushnje

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lushnje në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 18.10.2022, nga ora 10:00-11:00, ka zhvilluar një takim në Zyrën Vendore të Punësimit dhe Aftësive Lushnje, pranë ambjenteve të këtij institucioni, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrës në takim ishin:Drejtori i Degës Territoriale Fier (i deleguar) z.Eduart Buzi, Specialisti i DTSHP Lushnje z.Desart Gjoni, Specialisti i DTSHP Lushnje z.Gentian Çala, Përgjegjësi i Zyrës Vendore të Punësimit dhe Aftësive Lushnje z.Mario Liçka, Specialistja e Shërbimeve në ZVPA Lushnje zj.Mimoza Mukaj dhe Specialistja e Nxitjes së Punësimit në ZVPA Lushnje zj.Merita Shkoza.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Rritja e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 60 pika 1, 2 dhe 3 të K.Penal.
  • Përmirësimi i praktikave duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit lidhur me detyrimet e vendosura sipas nenit 102 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
  • Ofrimi i mbështetjes dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me programet e punësimit, programet e këshillimit për punësim, punësimin e plotë të personave në konflikt me ligjin, punësimin sezonal për të miturit, mundësitë e punësimit për familjarët e të miturve në konflikt me ligjin, kurset profesionale, mundësinë e zhvillimit të kurseve profesionale falas për të miturit në konflikt me ligjin dhe familjarët e tyre apo të rriturit.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lushnje ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me ZVPA Lushnje. Janë trajtuar të gjirha rastet e personave në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata ka vendosur alternativë dënimi me burgim sipas nenit 59 të K.Penal, të cilët janë drejtuar për të ushtruar një veprimtari profesionale, pranë kësaj zyre, në rastet kur e kanë pasur detyrim sipas nenit 60/1 të K.Penal me vendim gjykate. Së fundmi, po vazhdojnë kurset profesionale pranë kësaj zyre dy të mitur në konflikt me ligjin.

Nga ana jonë u kërkua, që në skemat e përfitimi të punësimit, këshillimit për punësim apo kurseve profesionale të përfshiheshin veç të miturit në konflikt me ligjin edhe familjarët e tyre kur vinë nga shtresa vulnerabël të shoqërisë, propozimi ynë gjeti konsensusin e përfaqësuesve të ZVPA Lushnje. Gjithashtu u kërkua që të shihet mundësia e ofrimit të punës edhe personave të dënuar në kompani private, të cilat nga ana e tyre mund të kenë një politikë strikte për pranimin e të dënuarve pranë kompanive të tyre. Përfaqësuesit e ZVAP Lushnje, referuan, se kjo çështje do të diskutohej rast pas rasti pasi sipas tyre ka një VKM në fuqi, e cila kërkon që duhet të jesh i rregjistruar si i papunë punëkërkues minimalisht një vit më parë, që të mund të ofrohet puna. Gjithashtu na u sigurua një shkëmbim informacioni i plotë për programet e punësimit, programet e këshillimit për punësim dhe zhvillimin e kurseve profesionale falas për të miturit në konflikt me ligjin dhe familjarët e tyre apo të rriturit.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 60/1, 2 dhe 3 të KP dhe nenin 102 të KDPM, të identifikuara si një nga detyrimet më efikase ndaj personave në konflikt me ligjin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.

Nga ana e tyre ata shprehën gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm dhe për të mënjanuar burokracitë, duke lehtësuar procedurat dhe duke kërkuar vetëm një shkresë referimi rasti nga ana jonë. Më pas procedurat për përfitimin nga programet e punësimit apo programet e këshillimit për punë për çdo person në konflikt me ligjin për plotësimin e dokumentcionit do të merret përsipër nga stafi i ZVPA Lushnje. 

Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet që janë trajtuar nga të dy institucionet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME