Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Kavajë organizon takim me Institucionin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës, DTSHP Kavajë, ka organizuar një takim me Institucionin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, takim i cili u zhvillua në datë 28.06.2022, ora 09:00, në ambientet e Prokurorise së Rr.Gj, Kavajë.
 
Takimi u realizua në kuadër të  bashkëpunimit midis dy institucioneve, Shërbimit të Provës dhe Prokurorisë Kavajë, në lidhje me përvojën e deritanishme në zbatim të Urdhrave të Ekzekutimit dhe Vendimeve të Gjykatave për dënimet alternative, dhe raporti referues si element thelbësor i këtij bashkëpunimi.  
 
Në takim morën pjesë: 
 
Drejtuesi i Prokurorisë Kavajë  z. Durim Bedini
 
Prokurori i Urdhrave të Ekzekutimeve, në Prokurorinë e Kavajës z. Gezim Copa 
 
Objektivate e këtij takimi janë: Rritja e bashkëpunimit, për një bashkërendim më të mirë dhe më efektiv të punës midis dy institucioneve, në ndjekje dhe zbatim të Urdhrave të Ekzektuimit dhe Vendimeve të Gjykatave dhe  detyrimeve që rrjedhin nga KP, Ligji për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, lidhur me dënimet alternative, Zbatimi i parimeve dhe procedurave të Kodit të Drejtësise Penale për të Mitur, në lidhje me të mbikëqyrurit e mitur për të cilët është aplikuar Shmangia apo  persona nën mbikëqyrje,  me masa alternative.
 
Ne takim, bazuar edhe në një Draftaxhendë të konsultuar paraprakisht, u diskutuan tema dhe problematika, elemente të punës sonë dhe të bashkëpunimit me Prokurorinë:
 
– Përvoja e deritanishme në zbatimin e Urdhrave të Ekzekutimit që vijnë nga Prokuroria lidhur më dënimet alternative.
 
– Problematika që krijohet nga mosmarrja në vijushmeri e përgjigjeve lidhur me Raportet e Mospërmbushjes, të referuara në Prokurori në shkelje të detyrimeve të Gjykatës nga i mbikëqyruri dhe referimet në Gjykatë.
 
– Roli i Prokurorit në një zbatim më efektiv, me dinamik dhe më cilësor të dënimeve alternative, dhe lidhja me proceset revokuese në Gjykatë.
 
– Detyrimet që rrjedhin nga KPDM në lidhje me trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin.
Raporti i Vlerësimit për të mitur gjatë fazës hetimore, bashkëpunimi me Prokurorinë gjatë kësaj faze si dhe mbikqyrja e të miturve për të cilët është aplikuar shmangia apo një nga dënimet alternative.
 
– Si problematik nga Prokuroria u diskutua ngërci procedurial që krijohet pas një Vendimi Gjykate (KP 59, 63), lidhur me fillimin e mbikëqyrjes (KP – Ligji për Ekzekutimin e Vendimeve Penale) si dhe për rastet kur ky vendim është apeluar nga i mbikëqyruri.
 
Vlerësojme angazhimin dhe seriozitetin në këtë takim të Drejtuesist të Prokurorisë lidhur me të gjitha temat dhe problematikat e diskutuara dhe vullneti i tyre që të bëhen të gjitha përpjekjet që ky bashkëpunim të jëtë në nivelin më të mirë të mundshëm për një mbikëqyrje më dinamike, më cilësore duke vënë theksin te bashkëpunimi më i mirë midis Shërbimit të Provës, Prokurorisë dhe Gjykatave.
 
U konkludua :
 
-Për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më produktiv midis dy institucioneve, dhe kjo me angazhimin dhe mbështetjen e plotë nga drejtuesi i Prokurorisë z. Durim Bedini. 
 
-Një bashkëpunim më të mirë me Prokurorin e Urdhrave të Ekzekutimeve, për ndjekjen më të shpejtë, në funksion të një mbikëqyrje bazuar në procedurat dhe afatet proceduriale.
 
– Një angazhim më ndërveprues midis Prokurorit të Urdhrave të Ekzekutimeve në lidhje me rastet e revokimeve bazuar në Raportet e Mospërmbushjes të Shërbimit të Provës.
 
– Për një bashkëpunim dhe bashkëveprim më dinamik me Prokurorinë lidhur me kërkesat e KPDM, rolin e Prokurorit në përfshirjen në këtë proces të Shërbimit të Provës, sidomos në rastet ku kërkohet përpilimi i një Raporti Vlerësimi.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME