Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve ka zhvilluar një takim në Drejtorinë Rajonale të Arësimit Parauniversitar Fier

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 21.10.2022, nga ora 10:00-11:30, ka zhvilluar një takim në Drejtorinë Rajonale të Arësimit Parauniversitar Fier, pranë ambjenteve të kësaj drejtorie, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrës në takim ishin: Drejtori i DTSHP Fier z.Eduart Buzi, Specialistja e DTSHP Fier zj.Anxhela Rusta (e ngarkuar me punë për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Drejtoresha e DRAP Fier zj.Flutura Meçaj, Drejtoresha e ZVAP Fier zj.Zaira Gjika, Përgjegjësja e Shërbimit Psiko-Social në DRAP Fier zj.Liverta Gjonçe.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Rritjen e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 60 pika 1, 2 dhe 3 të K.Penal.
  • Përmirësimi i praktikave duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit lidhur me detyrimet e vendosura sipas nenit 102 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
  • Mundësinë e marrjes së arësimit të detyrueshëm dhe atij të mesëm në shkollat me kohë të pjesshme.
  • Ruajtjen e konfidencialitetit për të miturit në konflikt me ligjin që janë në vazhdim të arësimit gjithashtu edhe për të rriturit që mund të vazhdojnë arësimin me kohë të pjesshme.
  • Ofrimi i mbështetjes dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me programet që hartohen nga DRAP Fier, sjelljen e të miturve apo të rriturve në konflikt me ligjin gjatë kohës që janë nën orarin mësimor në bashkëpunim me punonjësit psiko-social dhe punonjësit e sigurisë në shkolla. 
  • Përmirësimin e praktikave në hartimin e raporteve psiko-sociale për të miturin në konflikt me ligjin, kur këto kërkohen nga ana e Shërbimit të Provës.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me DRAP Fier. Janë trajtuar të gjitha rastet e personave në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata ka vendosur alternativë dënimi me burgim sipas nenit 59 të K.Penal apo me një nga masat e shmangies nga ndjekja penale, të cilët janë drejtuar për të kryer arësimin 9-vjeçar, në rastet kur e kanë pasur detyrim sipas nenit 60/1 të K.Penal me vendim gjykate.

Nga ana jonë u kërkua, që të miturit në konflikt me ligjin veç faktit që të marrin arësimin bazë, të trajtohen në konfidencialitet të plotë si nga stafi mësimor ashtu edhe nga stafi psiko-social. Gjithashtu u kërkua që të shihet mundësia e përmirësimit të raporteve psiko-sociale të kërkuar nga Shërbimi i Provës dhe të hartuara nga punonjësit psiko-social, për të cilët është kërkuar RVI nga prokuroria dhe që ndjekin arësimin.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 60/1 të KP dhe nenin 102 të KDPM, të identifikuara si një nga detyrimet më efikase ndaj personave në konflikt me ligjin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.

DRAP Fier ushtron koopetencën e saj në bashkitë e Qarkut Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, pra përfshin gjashtë Degë Territoriale të Shërbimit të Provës. Nga ana e tyre ata shprehën gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm dhe për të mënjanuar burokracitë, duke lehtësuar procedurat dhe komunikimin midis institucioneve tona. 

Në takim u diskutua edhe për marrjen e një autorizimi për ndërmarrjen e një fushate sensibilizuaese në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare brenda koopetences territoriale të DTSHP Fier. Drejtoresha e DRAP Fier dhe Drejtoresha e ZVAP Fier konfirmuan bashkwpunimin midis institucioneve tona për ta ndërmarrë këtë nisëm, por deklaruan se nuk ishte kompetencë e tyre për të dhënë këtë autorizim. Kompetenca ekskluzive i takon ministrisë përkatëse dhe duhet që kërkesa të bëhet nga drejtoria e përgjithshme.

Për shkak të politikës strikte të ministrisë përkatëse, pasi duhej marrë autorizim paraprak, edhe pse nga ana jonë është konfirmuar takimi pesë ditë më parë, ky aktivitet nuk është shoqëruar me foto të pjesëmarrësve.

Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet që janë trajtuar nga të dy institucionet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME