Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës ka zhvilluar takim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës

Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, në muajin shkurt 2023, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës ka zhvilluar takim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ky takim kishte për qëllim:
🔹Promovimin dhe diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative.
Në këtë takim morën pjesë:
znj. Anita Jella – Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës; znj.Anila Bebeçi – Drejtuese e Seksionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale pranë kësaj prokurorie:  znj. Edina Kurti – Prokurore; znj. Arlinda Lisha – Drejtor i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës (në mungesë); znj. Rexhilda Hoti (Tafaj) – Specialiste.
📌 Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së monitorimit dhe kontrollit periodik të punës në interes publik dhe mënyrës së trajtimit dhe ndërhyrjeve konkrete që realizohen nga Shërbimi i Provës për trajtimin e rasteve të të miturve në konflikt me ligjin.

Bashkëpunimi, profesionalizmi dhe përgjegjshmëria janë vlerat nga të cilat do të udhëhiqen këto institucione për mbarëvajtjen e punës së përbashkët.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME