Dega territoriale e Shërbimit Provës Kavajë zhvilloi një  takim pune me Zyrën Vendore Arsimore Kavajë.

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të  Shërbimit të Provës, dega territoriale e Shërbimit Provës Kavajë zhvilloi një  takim pune me Zyrën Vendore Arsimore Kavajë.

Takimi kishte si qëllim vijimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit me këtë institucion, bazuar në kuadrin ligjor, eksperiencën më të mirë të deritanishme, si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit, në funksion të arritjes së objektivave për një proces sa më produktiv dhe të suksesshëm rehabilitues, për të miturit në konflikt me ligjin, që ndjekin proceset edukativo-mësimore.

Në takimin i cili u zhvillua në ambjentet e ZVA, morën pjesë:

– z. Ilir Beshiri, Drejtuesi i DTSHP Kavajë

– z. Sazan Shehu, specialist prane ne DTSHP Kavajë

– znj. Rovena Xeka, Drejtuese e ZVA Kavajë

– znj. Majlinda Cara, Shefe e Sektorit të Kurikulave pranë ZVA Kavajë

– znj. Begzana Kazazi, Drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Aleksandër Moisiu” Kavajë

Baza ligjore e takimit :

– Kodi penal

– Kodi i Drejtësisë për të Mitur

– Ligji për Shërbimin e Provës

– Marrëveshja e Bashkëpunimit e vitit 2014 midis dy institucioneve

Siç kishim komunikuar dhe dakortësuar paraprakisht edhe axhenden e takimit, me qëllim përmirësimin dhe një bashkërendim më të mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve, në takim u diskutuan tema si:

– Informim i pjesmarrësve me SHP, Masat  Alternative, kuadri ligjor dhe procedurat e zbatimit dhe ndjekjes së dënimeve alternative.

– Roli  SHP dhe ZVA, bashkëpunimi me ZVA, Drejtoritë e Shkollave, bazuar në Vendimet e Gjykatave dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit, si dhe përmirësimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

– Informim i stafeve të shkollave, lidhur me procedurat dhe sistemim referues në kuadër të ndjekjes së rasteve të të miturve në konflikt me ligjin, që ndjekin shkollën; roli ndërveprues i SHP dhe shkollës në këtë proçes.

– Njohje me Kodin e Drejtesisë për të Mitur, parimet e përgjithshme dhe kryesisht parashikimet në Kodin për të miturit në konflikt me ligjin, të dënuar me masa alternative.

Objektivat :

– Rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

– Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

– Përmirësimi i procedurave midis dy institucioneve, për një ndjekje dhe administrim më të mirë të rasteve të të miturve në konflikt me Ligjin që vijojnë shkollën, si dhe për të mitur që Gykata vendos arsimimin e detyruar.

Gjatë takimit dhe diskutimeve, nga pjesëmarresit, u shpreh  gadishmeria për bashkëpunim institucional, për të përfshirë të gjithë aktorët (SHP, drejtues të shkollave, mësues kujdestarë, psikologe të shkollave dhe punonjës sigurie), për një ndjekje dhe zbatim sa më efikas të Masave Alternative, për një proces sa më të sukseshëm rehabilitues dhe risocializues të të miturve në konflikt me ligjin që vijojnë të ndjekin shkollën.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME