Takim me Qendren Sociale “Murialdo”, DTSHP Fier

 

Takim me Qendren Sociale “Murialdo”, DTSHP Fier

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 16.09.2022, nga ora 10:00-11:30, ka zhvilluar një takim në Qendrën Sociale “Murialdo”, pranë ambjenteve të kësaj qendre, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional përfshirë edhe aktorët e tretë.

Pjesëmarrës në takim ishin: Drejtori i Deges Territoriale të Shërbimit te Proves Fier z.Eduart Buzi, Specialistja zj.Anxhela Rusta (e ngarkuar me punë për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Presidenti i Qendrës Sociale “Murialdo”, At Giovanni Salustri, Drejtoresha Didaktike e Qendrës Sociale zj.Sonila Lame dhe Drejtoresha Ekzekutive zj.Cristina Casado.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Analizimin e problematikave të dala midis dy takimeve tona;
  • Rritja e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 60 pika 1, i K.Penal.
  • Përmirësimi i praktikave duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit lidhur me detyrimet e vendosura sipas nenit 102 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
  • Ofrimi i mbështetjes dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me kurset profesionale, mundësinë e zhvillimit të kurseve profesionale falas për të miturit në konflikt me ligjin apo të rriturit.
  • Diskutim në lidhje me rifreskimin e memorandumit të bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me Qendrën Sociale “Murialdo”. Janë trajtuar 4 persona në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata ka vendosur alternativë dënimi me burgim sipas nenit 59 të K.Penal, të cilët kanë kryer kurse profesionale falas, pranë kësaj qendre edhe pse nuk kanë pasur detyrim sipas nenit 60/1 të K.Penal me vendim gjykate.

Nga ana jonë u kërkua, që në këtë skemë përfitimi të përfshiheshin edhe të miturit në konflikt me ligjin për të marrë një kurs profesional falas, propozimi ynë gjeti konsensusin e përfaqësuesve të qëndrës sociale duke treguar gadishmërinë për dhënien e bursave për kurset profesionale falas duke filluar nga muaji Tetor 2022.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 60/1 të KP dhe nenin 102 të KDPM, të identifikuara si një nga detyrimet më efikase ndaj personave në konflikt me ligjin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës, si dhe u diskutua në lidhje me rifreskimin e “Memorandumit të Bashkëpunimit” midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror.

Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet që jane trajtuar nga të dy institucionet.

Takim me Qendren Sociale “Murialdo”, DTSHP Fier

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME