Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës mori pjesë në Konferencën e 31-të të Drejtorëve të Shërbimeve të Burgjeve dhe Provës (CDPPS), të organizuar nga Këshilli i Evropës, e zhvilluar në Valletta, Maltë.
Gjatë konferencës u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin e sistemeve të burgjeve dhe shërbimit të provës, u prezantuan praktika dhe modele të suksesshme nga vendet pjesëmarrëse, si dhe u diskutuan mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e standardeve profesionale në fushën e drejtësisë penale.
