Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Zyrën e Ndihmës Juridike Falas, Zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit dhe Qendrën “Epoka e Re”, zhvilloi një takim sensibilizues me nxënësit e shkollës së mesme jo publike “DERTLIU”, Fier.
Nxënësit u njohën me rolin e Shërbimit të Provës, konceptet bazë të legjislacionit penal për të miturit, masat alternative dhe rëndësinë e parandalimit të sjelljeve devijante përmes bashkëpunimit institucional.
