Msc. Valbona Xhaferaj, punonjëse pranë Shërbimit të Provës Durrës, prezanton punimin e saj shkencor në Konferencën e 9-të Shkencore Ndërkombëtare

Valbona Xhaferaj

Msc. Valbona Xhaferaj, punonjëse pranë Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës, mori pjesë në Konferencën e 9-të Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, me punimin shkencor me temë: “Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi si ura mes shtetit dhe shoqërisë në procesin e integrimit europian”.

Punimi trajtoi rolin e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në forcimin e shtetit të së drejtës, rehabilitimin dhe riintegrimin social, në përputhje me standardet europiane dhe misionin institucional të Shërbimit të Provës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës i uron suksese të mëtejshme Msc. Valbona Xhaferaj dhe mbështet vazhdimisht kualifikimin profesional dhe angazhimin akademik të punonjësve të saj, si një vlerë e shtuar që i shërben përmirësimit të punës së përditshme institucionale dhe forcimit të standardeve profesionale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   9   =