Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë, në bashkëpunim me Ndihmën Juridike Falas Korçë dhe Zyrën Përmbarimore Korçë, zhvilloi një takim informues me nxënës të klasave VII dhe IX të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Korçë.
Gjatë takimit u diskutua mbi parandalimin e sjelljeve që mund t’i sjellin të miturve përgjegjësi penale, si dhe mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pasojat e martesave të hershme dhe rëndësinë e shkollimit për një të ardhme të sigurt.
