Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë zhvilloi një takim informues në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve mbi respektimin e ligjit dhe pasojat e përfshirjes në veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rolin e institucioneve pjesëmarrëse dhe morën mesazhe sensibilizuese për të qëndruar larg veprave penale dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e të përgjegjshme.
