Takim pune në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat

Takim pune në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës, ka realizuar një takim pune me Prokurorët pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, me qëllim promovimin dhe diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative, bazuar në KP dhe Kodin Penal të të Miturve.

Ky takim kishte dy objektiva kryesore :

– forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve

– promovimin dhe diskutimin e problematikave te hasura lidhur me zbatimin e denimeve alternative, bazuar ne KP dhe Kodin Penal të të Miturve.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e hasura gjatë ekzekutimit të vendimeve penale si dhe u konsultua në lidhje me raste konkrete të cilat janë në mbikqyrje nga Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë për dinamikën e komplikuar që kanë. U diskutua në lidhje mungesën e gjeneraliteteve të të mbikëyrurve alternative në Urdhërat e ekzekutimeve, ekzekutimi me vonesë i Vendimeve të Gjykatës , bërjen e Vendimeve të kryerjes së dënimeve alternativeme, risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me trajtimin sa më efikas të personave në mbikëqyrje si dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve, për mënyrat e komunikimit të drejt për drejtë, plotësimin e adresave të të mbikëqyrurve në Urdhër Ekzekutimi, Vendime e kryerjes së dënimit alternative, informimin reciprok në lidhje me ecurinë e praktikave të të mbikëqururve me raport mos përmbushje të detyrimeve të vendosura nga Gjykata, etj.

Takimi u zhvillua në një frymë dashamirëse, bashkëpunues dhe diskutimesh në sensin pozitiv duke sqaruar dhe zgjidhur çdo problem që kishim midis dy institucioneve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 9   +   1   =