Drejtoria e Shërbimit të Provës forcon bashkëpunimin me Konfederatën Evropiane

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Drejtoresha e Përgjithshme priti në një takim Znj. Jana Spero Kamenjarin, Sekretare e Përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Shërbimit të Provës, si dhe Z. Daniel Danglades, Zv. President të Konfederatës.
Takimi u fokusua në arritjet e Shërbimit të Provës në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet institucioni, si dhe në rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë bisedës, u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në fushën e trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave më të mira dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta ndërkombëtare, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e drejtësisë restauruese në Shqipëri.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 0   +   1   =