Takim me Ministrin e Drejtësisë në Berat për forcimin e aksesit në drejtësi

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, në qarkun e Beratit u zhvillua një takim me Ministrin e Drejtësisë, Z. Toni Gogu, ku morën pjesë përfaqësues të Shërbimit të Provës, Ndihmës Juridike Falas dhe Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, si dhe përfitues të këtyre shërbimeve.

Në fokus të takimit ishin çështjet e drejtësisë që prekin çdo ditë qytetarët, nevojat e komunitetit dhe sfidat me të cilat përballen institucionet në ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe të aksesueshme për qytetarët.
Gjatë diskutimeve u vu theksi tek rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritja e aksesit në drejtësi dhe forcimi i mekanizmave mbështetës për individët në nevojë, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe adresimin e sfidave për të ardhmen.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   3   =