Trajnimi i drejtuesve të Shërbimit të Provës

Në datë 18 dhe 19 maj, në kuadër të Programit Shqiptar Suedez i Drejtësisë Penale për të Mitur, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve drejtues në Shërbimin e Bugjeve dhe Provës në Suedi z. Martin Gilla dhe z. Kujtim Miftari, u zhvillua trajnimi i drejtuesve të Shërbimit të Provës të cilët kryejn funksionin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha theksoi rëndësinë e rolit të drejtuesve në një kontekst më të gjerë të Shërbimit të Provës duke diskutuar rolet dhe përgjegjësitë dhe mënyrën se si një vizion i përbashkët dhe vlerat thelbësore mund të krijojnë domethënie dhe motivim.

Të drejtosh një zyrë rajonale është përgjegjësi dhe jo privilegj, të rrisësh besimin publik është një vlerë e shtuar e këtij Shërbimi, t’i shërbesh pa kufij komunitetit është detyrim.

Të gjitha këto formojnë një drejtues kompetent dhe të ndërgjegjshëm, shtoi z. Hoxha.

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 5   +   10   =