Shpallje e procedurës së konkurrimit për pozicionin “Sekretar/Arkivist/Protokollist” në degën territoriale të Shërbimit të Provës Fier, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës

vend vakant

SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN SEKRETAR/ ARKIVIST/ PROTOKOLLIST NË DEGËN TERRITORIALE TË SHËRBIMIT TË PROVËS FIER, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:

 

  1. 1 (një) Sekretar/Arkivist/Protokollist në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Fier, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës,

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Protokollon çdo shkresë e dokument që hyn në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe urdhrat apo udhëzimet e eprorit direkt;
  2. Përgatit dhe organizon dërgimin e korrespondencës në kohë për çdo shkresë, duke bërë shënimet përkatëse, në përputhje me rregullat përkatëse të korrespondencës zyrtare;
  3. Protokollon dhe i përcjell Drejtorit të DTSHP dokumentet hyrëse;
  4. Arkivon dhe është përgjegjës për ruajtjen e praktikave, në çdo formë që ato mund të jenë dhe administron fondin arkivor në përputhje me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
  5. Merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen fizike të dokumenteve;
  6. Është përgjegjës për administrimin e vulave zyrtare të DTSHP.

 

Kërkesat e pozicionit

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Arsimi:Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të zotërojë minimalisht Diplomë të nivelit “Bachelor”.
  2. Përvoja: Nuk kërkohet përvojë e mëparshme.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës Bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë të nënshkruar nga ana juaj, ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.

 

Afati për dorëzimin e dokumentave 29.04.2026

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
  2. Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
  3. K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
  4. Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“;
  5. Ligji nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  6. Ligj nr.9154, datë 6.11.2003 “Për Arkivat
  7. Ligj nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   1   =