Takim ne kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës me Drejtuesit e Bashkisë Kuçovë dhe Dimal

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 26.05.2022, nga ora 09:00 -12:00 ka zhvilluar një takim me nënkryetaren e Bashkisë Dimal pranë ambjenteve të Qendrës Komunitare, Bashkia Dimal  dhe  Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Kuçovë në ambjentet e Bashkisë Kuçovë me qëllim  rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit  midis dy institucioneve.

Pjesmarrës në takim ishin Drejtori dhe specialistet e Degës Territoriale Berat, nënkryetarët e bashkive të sipër përmendura si dhe përgjegjësit e ndërmarrjeve të cilët trajtojnë rastet e kryerjes së një pune me interes publik pranë këtyre bashkive.

Ky takim kishte dy objektiva kryesore: forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve, shkëmbim i mendimeve për përmirësimin e punës, njohjen dhe shkëmbiminin e kontakteve ndërmjet punojësve dhe diskutime ne lidhje me ri-shikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, duke iu përshtatur kuadrit të ri ligjor, njohjen me ndryshimet e legjislacionit të Shërbimit të Provës dhe Kodit për të Miturit specifikisht nenit 63 të Kodit Penal dhe nenit 101 të K.D.P.M.

U referuan nga ana jonë risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 63 si një nga llojet e dënimeve alternative më suportuese ndaj të dënuarve me Shërbim Prove, si dhe u diskutua në lidhje me draft marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me zbatimin dhe trajtimin sa më efikas të personave që kryejnë orë pune në interes publik. Në këto takime u përfshin punonjës teknik që merren drejt për drejt me me mbarvajtjen e kryerjes së punës nga të personat nën mbikëqyrje me dënime alternative.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME