Më datë 30.03.2022 u zhvillua në Lezhë mbledhja e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës me drejtorët e degëve territoriale; Krujë, Lezhë, Shkodër, Pukë, Dibër, Mat, Tropojë, Kurbin, Kukës. Ky takim u fokusua në misionin, parimet dhe objektivat e Shërbimit të Provës, problematikat e hasura gjatë procesit të punës dhe zgjidhjet përkatëse, në analizën e muajit Shkurt, si dhe u konsultua mbi strukturën e re organike të Shërbimit të Provës.