Shërbimi i Provës Korçë realizon takim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve që do të zhvillojë me disa institucione të qarkut të Korçës, në datën 17.06.2022, ora 11:00 zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë z. Besnik Shehu dhe gjyqtaren znj. Luljeta Kole me temë: “Takim me gjyqtarë me qëllim promovimin e aplikimit të dënimeve alternative/masat alternative dhe diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative dhe masave alternative”

Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i aplikimit të dënimeve alternative dhe masat e alternative.

Axhenda e takimit ishte një informacion nga ana jonë për problematikat që hasim në lidhje me zbatimin e dënimeve alternative, roli jonë në hartimin e raporteve të vlerësimit për kërkesat për “lirim me kusht”, neni 64 i Kodit Penal dhe “qëndrim në shtëpi”, në bazë të nenit 59/a të Kodit Penal, si dhe në hartimin e raporteve të vlerësimit për të miturit në konflikt me ligjin në bazë të nenit 47, të ligjit nr.37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale Për të Mitur”.

Në takim ishte drejtori i degës territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço dhe specialistja e të miturve znj. Xhensila Trebicka.

Në përfundim të takimit u dakortësua me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë:

1.Shtimin e aplikimit të dënimeve alternative dhe masave e alternative

2.Afati i provës që vendoset nga gjykata të mos jetë me afate të shkurta (10 ditore, 20 ditore ose 30 ditore)

3.Në referim të nenit 9, të ligjit nr.78/2020, datë 25.06.2020 “Për organizmin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës” raportet e vlerësimit për të miturit në konflikt me ligjin të dërgohen në degën territoriale ku ndodhet institucioni ku kryen dënimin me burgim i mituri.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 1   +   2   =