Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, me mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë z. Ulsi Manja dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, në zbatim të dënimit alternativ “kryerja e një pune në interes publik”.

Objekti i kësaj Marrëveshjeje konsiston në vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për zbatimin e dënimit alternativ “kryerja e një pune në interes publik” për personat nën mbikëqyrje dhe të miturit në konflikt me ligjin me këto lloj dënimesh, me qëllim mbrojtjen e interesave të komunitetit, parandalimin e kryerjes së veprave penale, asistimin e personit nën mbikëqyrje dhe të miturit në konflikt me ligjin gjatë kryerjes së dënimit alternativ për përmbushjen e detyrimeve dhe kushteve që rrjedhin nga ky dënim, si dhe në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin e tij shoqëror.

Personat të dënuar për shkëlje jo të rënda të ligjit, do ta shlyejn këtë shkelje duke dhënë kontributin e tyre në interes të publikut, me punë në hapësirat që APR ka në administrim si Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës, Parkut Rinia, Zoo Park, Varrezat e Dëshmorëve, Këndeve të Lojrave të Nismës “Luaj Tirana”, Kurorës së Gjelbër, Pyjeve dhe Kullotave, Amfiteatrit dhe Sporteve në Natyrë.

Përfitimet nga kjo Marrëveshje janë dy palëshe dhe bashkëpunimi është mirëpritur nga titullarët e institucioneve, por edhe nga personat nën mbikëqyrje të Shërbimit të Provës dhe nga publiku i gjerë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME