SHPALLJE PROCEDURE KONKURRIMI PËR POZICIONIN SPECIALIST NË DREJTORINË E MBIKQYRJES ELEKTRONIKE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës shpall procedurat për konkurrim për pozicionin:
Një (1) Specialist në Drejtorinë e Mbikqyrjes Elektronike
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Monitoron funksionimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike dhe vepron në sajë të informacionit të përftuar nga pajisjet e gjurmimit me të cilat realizohet shërbimi;
- Rregjistron dhe raporton të gjithë dinamikën e ngjarjes ose ndodhive me qëllim dokumentimin e mbarëvajtjes së realizimit të procesit të mbikëqyrjes elektronike;
- Zbaton planin e punës dhe objektivat e përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm për të ruajtur standardet e shërbimit të mbikëqyrjes elektronike në të njëjtën linjë me politikat institucionit; Mbikëqyr nëpërmjet sallës operative ecurinë e përmbushjes së kushteve nga ana subjekteve të vendosur në mbikëqyrje elektronike me qëllim mbarëvajtjen e ekzekutimit urdhrit të ekzekutimit dhe shmangien e kryerjes së shkeljeve të mëtejshme;
- Komunikon me subjektet në mbikëqyrje me qëllim mbarëvajtjen e realizimit të mbikëqyrjes elektronike;
- Dokumenton ndodhitë, arsyet dhe shpjegimet në rastet e shkeljes së kushteve të mbikëqyrjes elektronike, apo në rast të informacioneve të tjera dërguar nga pajisja e gjurmimit;
- Asiston subjektin me shpjegime, informacione dhe udhëzime me qëllim mbarëvajtjen e procesit të mbikëqyrjes elektronike;
- Komunikon me institucionet bashkëpunuese sipas rregullave të parashikuara në procedurën ligjore që rregullon procesin e mbikëqyrjes elektronike;
- Përditësohet me fushën ligjore dhe objektin e veprimtarisë të realizimit mbikëqyrjes elektronike.
- Kontakton në mënyrë të drejtpërdrejtë me sallën operative të Policisë së Shtetit me qëllim kryerjen e procedurës së parashikuar nga legjislacioni në fuqi;
- Analizon dhe interpreton informacionin e mbledhur nga pajisjet e gjurmimit dhe ndërmerr në kohë procedurat e përcaktuara, vë në dijeni eprorin e drejtpërdrejtë në lidhje me rrethana të veçanta të cilat kërkojnë vendimmarrje komplekse;
- Monitoron procedurën e heqjes së pajisjes së gjurmimit nëpërmjet sistemit të operimit dhe i komunikon rezultatet specialistit të DTSHP përkatëse;
- Komunikon me suportin teknik të kompanisë e cila kryen shërbimin e mbikëqyrjes elektronike; Mban kontakte elektronike, shkresore, me sallat operative të policisë së shtetit, Prokuroritë, DTSHP përkatëse, etj;
- Zbaton praktikat ligjore administrative të deleguara nga eprori.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në degët: psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji apo diplomë të njësuar me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë;
b – të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave 25.08.2026.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- – Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar,
- Ligjin Nr. 10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor “
- Ligjin nr. 79/2020“Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
- Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
- Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
- Vendimin nr. 377, Datë 6.6.2012 “Për kriteret që duhet të plotësojë organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, rregullat për përzgjedhjen dhe të drejtat e detyrimet e tij”.
- Rregulloren e Brendshme e Shërbimit të Provës.