Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës mirëpret delegacionin e Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës mirëpret delegacionin e Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës z. Xhelal Sveçla priti në takim delegacionin e Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Zëvendësministrja e Brendshme, znj. Romina Kuko, Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm z. Denion Meidani, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Admir Abrija, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha, zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, z. Ermal Jauri, përfaqësues të Prezencës së OSBE-së, Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, e të tjerë.
Ky takim u zhvillua me mbështetjen, koordinimin dhe financimin e OSBE-së.
Me rëndësi të veçantë palët diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve vartëse me qëllim të shkëmbimit të ideve, praktikave dhe përvojave më të mira në mënyrë që këto institucione të jenë sa më profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Ministri Sveçla diskutoi me znj. Kuko rreth angazhimeve aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet për të ardhme.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe delegacioni shqiptar bashkërisht konfirmuan gatishmërinë për koordinimin e projekteve për të ardhmen.

Në fund të këtij takimi, palët u dakordësuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, në funksion të përmirësimit të politikave të sigurisë, në shërbim dhe lehtësim të qytetarëve të të dyja shteteve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 8   +   7   =