Ministri i Drejtësisë viziton Shërbimin e Provës.

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës në datë 6 prill 2022.

Manja theksoi se nisur nga përvoja që profesionistët e rinj përfitojnë eksperiencë në kuadër të bashkëpunimit me institucione të tjera të drejtësisë, Shërbimi i Provës është një institucion që shikohet me përparësi nga të rinjte për punësim. Rritja e kategorisë së pagave dhe, shumë shpejt, struktura e re e Shërbimit të Provës, do ta shtojë akoma edhe më shumë interesin për t’u punësuar pranë këtij institucioni. Gjatë vizitës së tij ministri Manja solli në vëmendje rëndësinë e trajtimit të përmirësuar të personave në konflikt me ligjin dhe se do të merren masa disiplinore në rast të abuzimeve të punonjësve.

Në fokusin e tij kryesor ishte gjithashtu digjitalizimi i Arkivës së Shërbimit të Provës ; ” Shumë shpejt do të nisim digjitalizimin e Arkivës 13 vjeçare të Shërbimit të Provës! Nuk mund të pretendojmë shërbim modern për qytetarin, me metoda të shekullit të kaluar!”, u shpreh më tej në një postim në rrjetet sociale, z. Manja.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME