Është zhvilluar në datat 6 dhe 7 qershor 2019 një trajnim në kuadrin e programit mbi drejtësinë për të mitur në bashkëpunim me qeverinë suedeze. Trajnimi kishte në fokus Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe bashkëpunimin mes punonjësve të Shërbimit të Provës dhe Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Në kuadrin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, në trajnim morën pjesë 16 punonjës të Shërbimit të Provës nga zyra të ndryshme vendore së bashku me punonjës të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve të bashkive të ndryshme. Trajnimi u zhvillua nga 2 prokurore të Tiranës, dhe punonjësit u njohën më me detaje mbi masat e shmangies dhe alternativave të dënimit me burgim të të miturve në kontakt me ligjin.
Në kuadrin e bashkëpunimit mes Shërbimit të Provës dhe Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, u zhvillua trajnim nga ekspertët suedezë të Shërbimeve Sociale të Stokholmit dhe Shërbimit të Provës. Në seminar u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve, si dhe mënyrat konkrete të ndërveprimit institucional me të miturit në konflikt me ligjin, si dy agjenci me rëndësi madhore në zbatimin e masave të shmangies dhe alternativave të dënimit me burgim me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve. Bashkëpunimi bazohet në memorandumim e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe bashkive të ndryshme në vend.