DTSHP Vlorë, përfaqësuar nga Drejtori Z. Françesko Muçaj dhe specialistja Zj. Nertila Llaçaj zhvilluan takim me Drejtorin e shkollës së mesme “Industriale” Vlorë Z. Gentiaj Boçi

DTSHP Vlorë, përfaqësuar nga Drejtori Z. Françesko Muçaj dhe specialistja Zj. Nertila Llaçaj zhvilluan takim me Drejtorin e shkollës së mesme “Industriale” Vlorë Z. Gentiaj Boçi, mësuesen Zj. Erjola Alikaj dhe Psikologen Zj. Kaldiola Filaj.

Takimi u fokusua në trajtimin e masave të shmangies për të miturit në konflikt me ligjin, përkrahjen dhe përkujdesjen ndaj tyre për të plotësuar jo vetëm detyrimet ligjore, por gjithashtu për të mundësuar një përkrahje të veçantë për zhvillimin e tyre arsimor, kulturor, social dhe profesional.

Si institucione shtetërore duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe në vijimësi për të mundësuar zhvillim të denjë social, kulturor dhe profesional të secilit të mitur me të cilin na lidh puna në zbatim të detyrave tona ligjore si dhe me ndjenjë përgjegjësie qytetare.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME