Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë realizon takim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në zbatim të Planit Vjetor të Aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë, në datë 22.06.2022 ora 09:30, ka realizuar takim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 
Në takim morën pjesë: Z. Flamur Kapllani, Zv. Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Z. Eriant Kulluri, Drejtor, (në mungesë), Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë, si dhe Z. Jetmir Dedaj dhe Marius Skënderi, specialistë pranë kësaj dege.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i problematikave të ndeshura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative, forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, diskutimi i rasteve konkrete të cilat janë nën mbikëqyrje të degës territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë dhe informimi i dyanshëm në lidhje me ecurinë e praktikave të personave nën mbikëqyrje për të cilat është hartuar raport vlerësimi në rastet e mospërmbushjes të detyrimeve të vendosura nga gjykata, raport vlerësimi për rastet e përfundimit përpara kohe të periudhës së provës apo lirimi me kusht. Në takim gjithashtu u diskutua për fillimin e periudhës së provës nga data e vendosjes së kontaktit të parë me personin nën mbikëqyrje në rastet kur vendimi penal nuk depozitohet pranë Shërbimit të Provës nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, saktësimin nga ana e gjykatës mbi llojin e riparimit të dëmit civil si dhe vlerën që duhet të shlyejë personi nën mbikëqyrje, dërgimi i vendimeve të formës së prerë për rastet kur vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është apeluar dhe ka mbaruar afati i apelimit, kërkesat e gjykatës për të hartuar raport vlerësimi përpara afatit 14 ditor të parashikuar nga ligji 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME