Në zbatim të planit vjetor të aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, në datë 16.06.2022, ka realizuar takim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në takim morën pjesë; Z. Albert Murcaj, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Z. Kujtim Livalli, Oficer i Policisë Gjyqësore, Z. Kristian Molla, përfaqësues i zyrës së ekzekutimeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, specialistë dhe drejtuesi i degës territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative, forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, diskutimi i rasteve konkrete të cilat janë nën mbikëqyrje të Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër dhe informimi i dyanshëm në lidhje me ecurinë e praktikave të personave nën mbikëqyrje për të cilët është hartuar raport mospërmbushjeje të detyrimeve të vendosura nga Gjykata, diskutime mbi risitë që ka sjellë Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, në aplikimin e masave alternative për të miturit në konflikt me ligjin, rritja e efikasitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në aplikimin e masave alternative, etj.
Takimi kishte frymë bashkëpunimi!