Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Sarandë realizon takim me drejtuesin e Gjykatës dhe Prokurorisë Sarandë

Në zbatim të Planit Vjetor të aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Sarandë, në datë 22.06.2022, ka realizuar takimin me drejtuesin e Gjykatës dhe Prokurorisë.

Takimi u zhvillua në zyrën e Kryetarit të Gjykatës.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, znj Suela Xhani, drejtuesi i Prokurorisë z. Kledian Llaho, drejtuesi i DTShP Sarandë, znj Irena Marjani si dhe specialistja znj. Viola Iljazi.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, diskutimi i problematikave të hasura gjatë ekzekutimit të vendimeve me dënime alternative, risitë e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Nga ana jonë është kërkuar që në vendimet penale dërguar Prokurorisë (vendimi i përmbledhur), të pasqyrohen saktë të dhënat dhe adresa e personit nën mbikëqyrje, të cilat, bazuar në  nenin 12 të  ligjit Nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, përbëjnë informacionin e nevojshëm në përpilimin e urdhërit të ekzekutimit nga ana e Prokurorisë. U diskutua për promovimin e dënimeve alternative, si dhe informimi i vazhdueshëm për problematikat e personave nën mbikëqyrje, nga tre institucionet; Prokurori, Gjykatë dhe Shërbimi i Provës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME