Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec zhvillon takim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datën 27.06.2022 zhvilloi aktivitetin me temë: “Shërbimi i Provës dhe Prokuroria bashkëpunim dhe sfidë” me qëllim diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative / masave alternative.

Ky aktivitet u zhvillua me prokurorët e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Për realizimin e takimit është dërguar paraprakisht kërkesa me nr.156 Prot. Datë 07.06.2022 drejtuar drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec z.Neritan Hoxha. Në takim morën pjesë drejtuesi z.Neritan Hoxha, prokurorët z.Gjergji Ceka dhe z.Gazmend Frëngu, drejtuesja e DTSHP Pogradec znj.Suela Llakmani dhe specialistja e të miturve znj.Sindi Gjata.

Sipas axhendës u  bë një prezantim i shkurtër i qëllimit dhe objektivave të tryezës. Më pas u diskutua në lidhje me zbatueshmërinë e Urdhërave të Ekzekutimit dhe praktikën e ndjekur nga DTSHP Pogradec. Një vëmendje të rëndësishme në këtë takim morën të miturit në konflikt me ligjin ku u prezantuan hapat konkretë që ndiqen në hartimin e një RVI-je, promovimi i masave alternative të shmangies nga ndjekja penale si dhe i’u kërkua informacion prokurorëve mbi rastet për të cilat DTSHP Pogradec ka hartuar RVI.

Gjatë takimit, gjithashtu janë parashtruar një sërë problematikash në lidhje me:

  1. Adresat e pamjaftueshme të shtetasve në urdhërat e ekzekutimit të cilat sjellin vështirësi në njoftimin e tyre,
  2. Raportet e mospërmbushjeve për të cilat nuk kemi marrë informacion.
  3. Vonesat në dërgimin e vendimeve të përfundimit të dënimeve alternative për të mbikëqyrurit të cilët kanë përfunduar periudhën e provës.

Në përfundim të takimit, u dakordësua mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe zgjidhjen e problematikave.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME