Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Krujë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 10.06.2022, ka zhvilluar një takim me Përfaqësues të Bashkisë Krujë, në ambjentet e Bashkisë Krujë me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Në këtë takim u përfaqësuam nga Drejtuesja dhe specialistja e Degës Territoriale Krujë me pjesëmarrës të Bashkisë Krujë: Sekretari i Përgjithshëm z. Florind Çerhozi, Drejtori i Burimeve Njerëzore z. Hamdi Zaja, Drejtoresha e Shërbimit Social znj. Ilira Suta , Drejtori i Shërbimeve Publike z. Roland Daja, si dhe Administratorët e të gjithë Njësive Administrative të Bashkisë Krujë,( Njësitë Administrative : Fushë Krujë, Nikël, Bubq, Thumanë, Cudhi), së bashku me të gjithë specialistët përgjegjës të Shërbimeve Publike , Shërbimit Social dhe të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve të Bashkisë Krujë.
Në fokus të këtij takim ishte:
- Rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve për zbatimin e dënimit alternativ “kryerja e një pune në interes publik” për personat nën mbikëqyrje dhe të miturit në konflikt me ligjin.
- Asistimi i përbashkët për të ndihmuar në kapërcimin e të gjithë vështirësive , parandalimin e kryerjes së veprave penale dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
- Angazhimin maksimal të Shërbimit të Provës Krujë me Shërbimin Social Krujë në koordinimin e punës bashkarisht për të garantuar zbatimin e dënimive alternative , por edhe monitorimin në mënyrë të vazhdueshmë me programet e instrumentat përkatës, për të miturit në konflikt me ligjin dhe çdo person tjetër me një dënim alternativ gjatë kohës që është në mbikqyrje .
Në përfundim të këtij takimi, pasi diskutuam edhe problematikat e hasura, konkluduam me disa sugjerime përkatëse, duke shpresuar që të merren parasysh e deri në takimet e tjera në të ardhmen të jenë marrë edhe masat e nevojshme për shmangien e këtyre problematikave, duke qenë se e kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar dhe përmbushur me sukses detyrat tona .