Dega Territoriale e Shërbimit të Proves Kavajë zhvilloi një  takim pune me stafin mësimor  dhe një përfaqësi nxënësish të Gjimnazit  “Aleksander Moisiu”, Kavajë. 

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të  Shërbimit të Provës, në lidhje me zbatimin e Vendimeve të Gjykatave, ndjekjen dhe asistimin e  të mbikëqyrurve të mitur në konflikt me ligjin, të dënuar me dënime alternative, Dega Territoriale Shërbimit të Proves Kavajë zhvilloi një  takim pune me stafin mësimor  dhe një përfaqësi nxënësish të Gjimnazit  “Aleksander Moisiu”, Kavajë.

Takimi, i cili u zhvillua më datë 17.11.2022, ora 12:30 në ambjentet e shkollës, kishte si qëllim bashkëpunimin midis dy institucioneve, lidhur me raste konkrete të mbikëyqrjes së të miturve të dënuar, bazuar në kuadrin ligjor, eksperiencën më të mirë të deritanishme, si dhe në Marrveshjen e Bashkëpunimit, për një ndjekje dhe mbikëqyrje sa më të plotë të periudhës së provës, për  të mitur që vijojnë shkollën, në partneritet me stafet e shkollave; sensibilizimi i stafit të shkollave dhe nxënësve për të kuptuar rëndësinë e këtij proçesi, në funksion të arritjes së objektivave, për një proçes sa më të suksesshëm rehabilitues. Në takim morën pjesë z. Ilir Beshiri, Drejtuesi i DTSHP Kavajë, z. Sazan Shehu, specialist pranë DTSHP Kavajë, znj. Begzana Kazazi Drejtore e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” Kavajë, mësues dhe psikologë të shkollës, një përfaqësi nxënësish nga Senati i Shkollës. 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 1   +   2   =