Sot më datë 26.05.2022 u realizua takimi pranë Bashkisë Elbasan ku kanë marrë pjesë drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Elbasan, Z.Gentjan Gazidedja dhe specialistja Znj.Irena Gorrica.
Në këtë takim të mbajtur me personin përgjegjës të caktuar nga kryetari Bashkisë Elbasan, Përgjegjësja e Sektorit të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Znj.Nadire Kreka dhe Nënpunësen Gjinore Znj.Marsida Sejdini është realizuar takimi informues me punonjësit e stafit psiko-social dhe të NJMF Elbasan në ambientet e godinës së përkohshme të kësaj bashkie, mbi bashkëpunimin e mëtejshëm që duhet të ketë Shërbimi Provës me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve Elbasan, mbi trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi një rast referuar këtë muaj NJMF-së Elbasan, ku Znj.Nadire Kreka na informoi se rasti i është drejtuar për bashkëpunim Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve për një ndërhyrje më të specializuar dhe të menjëhershme për këshillim psikologjik ndaj të miturit.
Punonjësit e stafit psiko-social të Bashkisë Elbasan shprehën interes për një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi gjithashtu, jo vetëm për ndërhyrjen e trajtimit të të miturve por i vunë theksin edhe rasteve të dhunëss në familje, e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e krimit me qëllim rehabilitimin, riintegrimin e tyre, si dhe shmangien e uljes së recidivizmit.
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan takim me Bashkinë Përrenjas
Sot më datë 10.05.2022 u realizua takimi pranë Bashkisë Prrenjas nga specialistët Z.Shukri Marku dhe Znj.Stela Çepunaj.
Në këtë takim me personin përgjegjës të caktuar nga kryetari Bashkisë Prrenjas, drejtorin e ASHP Z.Gerti Alla është realizuar takimi informues me punonjësit e kësaj bashkie në sallën e këshillit bashkiak mbi misionin, qëllimin, objektivat, kuadrin ligjor dhe për bashkëpunime të mëtejshme midis Shërbimit e Provës dhe Bashkisë Prrenjas.
Punonjësit e Bashkisë Prrenjas u njohën me organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës, qëllimin, misionin, proçedurat e mbikëqyrjes mbi dënimet alternative kryesisht Puna me Interes Publik (Neni 63), si dhe masat e shmangies për të miturit në konflikt me ligjin të cilët do të kemi një bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve të ngritur pranë Bashkisë Prrenjas.
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan takim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
Sot më datë 27.05.2022 u realizua takimi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, me pjesëmarrjen e drejtorit tw Degws Territoriale Elbasan Z. Gentjan Gazidedja, specialistet Znj.Irena Gorrica dhe Znj.Stela Çepunaj.
Në këtë takim të mbajtur me personin përgjegjës Z.Armando Shëngjergji të caktuar nga dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Elbasan, i cili është Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Sociale dhe Edukimit Qytetar, është realizuar takimi informues leksion i hapur me studentët e degës Psikologji, Punë Sociale dhe të Master Profesional me profil Shërbim Prove, citojmë këtu edhe faktin se është i vetmi master në të gjithë Universitetet e Shqipërisë i cili ka profil Shërbimin e Provës.
Gjatë këtij leksioni të hapur fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Profesor Armando i cili bëri një prezantim të shkurter të Universitetit dhe fushës sociale dhe më pas përfaqësuesit e Shërbimit të Provës diskutuan mbi qëllimin e Shërbimit të Provës, parimet, historikun, ligjet, mbi dënimet alternative, mbi trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin dhe mbi shpjegimin domethënës të Logos së re të Shërbimit të Provës. Duke qënë se këto student kanë informacion për Shërbimin e Provës nga ana teorike, u fokusuam më shumë në pjesën praktike të funksionimit dhe të organizimit të Shërbimit të Provës.
Takimi rezultoi shumë konstruktiv në bazë të pyetjeve të ngritura nga studentët, në bazë të interesave të tyre personale mbi praktikat studentore vjetore, mbi informimin e punësimit të tyre si edhe për bashkëpunimin që ka Shërbimi Provës me institucionet e tjera me qëllim rehabilitimin e sigurtë të të mbikëqyrurve.