Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan realizon takim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Sot më datë 27.06.2022 u realizua takimi pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, ku janë paraqitur specialistët Znj. Irena Gorrica dhe Z. Shukri Marku për realizimin e këtij aktiviteti.

Në këtë takim të mbajtur pranë ambjentit të takimeve të Gjykatës së Rethit Gjyqësor Elbasan me Zëvendëskryetaren Znj. Matilda Fetahu, u diskutua rreth problematikave mbi dënimin alternativ të Nenit 64 “Lirim me Kusht”, së cilit i’u vu theksi mbi çështjen nëse specialistët duhet të paraqiten në seancë gjyqësore ose jo. Gjithashtu problematikë që zgjidhet gjithmonë me shtyerjen e afatit është edhe mosdisponimi në kohë nga gjykatësit i akteve të dosjes së të dënuarit pranë Shërbimit të Provës, me qëllim hartimin e Raportit të Vlerësimit brenda afatit ligjor. Kjo problematikë hasej si pasojë e ngarkesës së punës së gjyqtarëve duke qënë se janë të paktë në numër.

Gjithashtu gjyqtarja Znj. Matilda Fetahu nënvizoi faktin se ndërmjet dy institucionëve ka pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, referuar edhe gjyqtarëve të tjerë të cilëve iu është depozituar në kohë çdo Raport Vlerësimi mbi të dënuarit apo çdo kërkim informacioni.

Gjatë takimit, në një tjetër bisedë të lirë me Gjyqtaren Znj. Miranda Konica u shpreh se Shërbimi Provës është një hallkë e rëndësishme, por jo palë në proçesin gjyqësor. Sipas gjyqtares Znj. Miranda Konica mjafton që Shërbimit të Provës t’i depozitojë me postë aktet e dosjes dhe po në të njëjtën rrugë postare të dërgohet Raporti Vlerësimit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME