Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Berat në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 31.05.2022, nga ora 09:00 -14:45 ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën Juridike të Bashkisë Poliçan pranë ambjenteve të Zyrës së Këshillit Bashkiak Poliçan dhe Kryetarin e Bashkisë Skrapar në ambjentet e Bashkisë Skrapar me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Pjesmarrës në takim ishin Drejtori dhe specialistet e Degës Territoriale Berat, Kryetari i Bashkisë Skrapar si dhe përgjegjësit e ndërmarrjeve të cilët trajtojnë rastet e personave nën mbikëqyrje dhe të miturit në konflikt me ligjin të cilët janë të dënuar për kryerjen e një pune në interes publik, pranë këtyre bashkive.
Ky takim kishte dy objektiva kryesore:
- Forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe përditësimin e marrëveshjes së bashkëpunimit,
- Njohjen me ndryshimet e legjislacionin të Shërbimit të Provës dhe Kodit për të Miturit specifikisht nenit 63 të Kodit Penal dhe Neni 101 i K.D.PM
U referuan nga ana jonë risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për shërbimin e provës duke diskutuar për nenin 63 si një nga llojet e dënimeve alternative më suportuese ndaj të dënuarve me shërbim prove, si dhe u diskutuar në lidhje me draft marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me trajtimin sa më efikas të personave që kryejnë orë pune në interes publik.