Trajnimi “Thellimi i të kuptuarit dhe mbështetja e sistemit të menaxhimit të rasteve”

Gjatë rrjedhës së Programit Shqiptar Suedez të Drejtësisë për të Miturit është zhvilluar një sistem i menaxhimit të çështjeve me objektivin për të thjeshtuar dhe përmirësuar procedurat. Me përfundimin e programit në qershor 2022, në datën 05-08 prill 2022 u zhvillua trajnimi 4 ditor, për ndërlidhjen e mjeteve dhe teknikave në menaxhimin e rasteve të të miturve në konflikt me ligjin. Në trajnim morën pjesë mbi 20 specialist të degëve territoriale të Shërbimit të Provës, të cilët u trajnuan nga ekspert suedez, në fushën e drejtësisë për të Mitur.
Trajnimi gjithashtu u fokusua në mënyrën se si të mësuarit nga kolegët mund të përdoret për të mbështetur praktikuesit në punën e tyre të përditshme, dhe do të vijojë në vazhdimësi me grupet e punës së specialistëve për trajtimin e çështjeve të të miturve në konflikt me ligjin. Kjo është një pjesë e punës së qëndrueshmërisë dhe një mënyrë për të ruajtur njohuritë e fituara gjatë Programit Shqiptar – Suedez i Drejtësisë Penale për të Mitur.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME