Në datat 10-11 nëntor 2016, në ambjentet e Hotel Tirana, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, në bashkëpunim me OSBE, organizoi aktivitetin trajnues mbi shtimin e aplikimit të masave alternative të dnëimint me gjyqtarëve e prokurorëve të rrethit gjyqësor të Tiranës.
Përfaqësuesja e OSBE në këtë takim, znj. Alba Jorganxhi evidentoi ndër të tjera progresin e bërë në kaq pak vite, që nga koha e themelimit, nga Shërbimi i Provës, si falë mbështetjes së OSBE ashtu dhe profesionalizmit të stafit, duke nënvizuar megjithatë rëndësinë që ka, për efektivitetin e këtij institucioni, informimi i dhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët e drejtësisë e veçanërisht me gjyqtarët e prokurorët.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Ilir Qafa, shprehu në fjalën e tij nisma konkrete që janë ndërmarrë për rritjen e masave alternative të dënimit, si në aspektin e rregullimit të legjislacionit, ashtu dhe zbatimit të praktikës së mbikëqyrjes së përmbushjes së dënimeve alternative, duke u ndalur gjithashtu në problematika dhe sfida që insititucioni i Shërbimit të Provës përballet aktualisht me hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë.
Gjyqtarë dhe prokurorë të pranishëm, duke vlerësuar këtë takim si një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe informimin mbi pasojat afatgjata të zbatimit të masave alternative të dënimit, sollën në tryezë përvoja dhe mendime në funksion të praktikave më të mira të bashkëpunimit me Shërbimin e Provës.