Territoriale e Shërbimit të Provës Berat takim pune në Gjykatën Berat

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në datë 23.06.2022, nga ora 08:30 -10:00 ka zhvilluar një takim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe efikasitetit të ekzekutimeve të dënimeve alternative, si dhe diskutimin e problematikave që hasim në punën Tonë.

Pjesmarrës në takim ishin znj. Matilda Llangozi – Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe Kancelari i Gjykatës z. Sokol Myftari, nga DTSHP Berat pjesmarrës në takimin ishin  drejtori dhe specialistët e degës Territoriale berat.

Ky takim kishte dy objektiva kryesore :

–       Forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve

–   Diskutimin e problematikave të hasura në vendimet penale si dhe risitë më të fundit të legjislacionit të Shërbimit të Provës

Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e hasura në vendime penale dhe gjatë ekzekutimit të vendimeve penale si dhe u konsultua në lidhje me raste konkrete të cilat janë në mbikqyrje nga Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat, u diskutua  në lidhje me risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për shërbimin e provës duke folur me konkretisht për dënimet alternative si një nga masat ndëshkuese më suportuese ndaj të dënuarve që përfshihen në vepra penale, aplikimin sa më shumë në vendimet penale të nenit 63 të K.P. “ punë me interes publik “, vendosja në shkurtimin e vendimeve penale të andresave të banimit për personat e vënë në mbikëqyrje, mos – thirrja nga ana e gjyqtarëve të specialistëve të Shërbimit të Provës në rastet kur nuk është e domozdoshme prezenca e tyre në seancë gjyqësore dhe problematika të tjera për të cilat u dha zgjidhje.

Takimi u zhvillua në një frymë dashamirësie, bashkëpunues dhe diskutimesh në sensin pozitiv duke sqaruar dhe zgjidhur çdo problem që kishim midis dy Institucioneve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME