Takimi me drejtuesen dhe punononjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” Tiranë.

Në datë 27.09.2022 u realizua takimi me drejtuesen dhe punononjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” Tiranë mbi forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet tyre i cili në thelb ka trajtimin dhe rehabilitimin e personave të dënuar. Në takim u diskutua mbi:

  • Rëndësinë e shkëmbimit të informacionit që institucionet tona duhet të kenë si një proces që ndikon dhe ndihmon në ekzekutimin adekuat të vendimeve penale,
  • Rëndësinë e një marrëveshjeje rregullatore për procesin e përbashkët të trajtimit të kërkesave për përfitimin e dënimeve alternative të shtataseve të dënuara me burgim; proces në të cilin është e nevojshme të përfshihen punonjësit/personat e interesit të përfshirë në rehabilitim.
Pjesëmarrës në takim ishin Elona Demollari (Drejtor IEVP “Ali Demi”), Emiljan Dranga (IEVP “Ali Demi”), Eriant Kulluri (DTSHPT), Marius Skënderi (DTSHPT), Nikollaq Jano (DTSHPT) dhe Eristjana Karçanaj (DTSHPT).
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 4   +   5   =