TAKIM MBI ZGJERIMIN E MARRËVESHJES ME ORGANIZATËN TERRE DES HOMMES

Në kuadër të zgjerimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me organizatën Terre des Hommes, u zhvillua një takim mes Shërbimit të Provës, organizatës dhe aktorëve të pushtetit vendor. Bashkëpunimi i Shërbimit të Provës me Terre des Hommes ka nisur në vitin 2019 në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë. Projekti kishte synim ndihmën e të miturve në konflikt me ligjin në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri, nëpërmjet ndihmës në punësim dhe formimit profesional.

Shërbimi i Provës dhe Terre des Hommes kanë zgjeruar bashkëpunimin deri në vitin 2022 në Degët Territoriale Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Durrës, duke synuar ndihmën e më shumë të miturve në konflikt me ligjin të cilët mbikëqyren nga Shërbimi i Provës nëpërmjet shërbimeve psikologjike, sociale, komunitare dhe ekonomike që ofron Terre des Hommes. Gjithashtu, ky bashkëpunim synon ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve si dhe ngritjen e modeleve të riintegrimit të të miturve, me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME