Shpallje procedure konkurrimi për pozicionet tre specialist në drejtorinë e mbikqyrjes elektronike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës

SHPALLJE PROCEDURE KONKURRIMI PËR POZICIONET TRE SPECIALIST NË DREJTORINË E MBIKQYRJES ELEKTRONIKE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Proves shpall procedurat për konkurrim për pozicionet:

 

Tre (3) Specialist në Drejtorinë e Mbikqyrjes Elektronike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

  1. Mbikqyr në mënyrë të pandërprerë sistemin e mbikëqyrjes elektronike për t’u informuar dhe reaguar sipas procedurave përkatëse lidhur me alarmet që vijnë në sistem gjatë një turni.

 

  1. Komunikon me subjektet nën mbikëqyrje nëpërmjet njësisë fikse të instaluar në shtëpinë e subjektit ose nëpërmjet telefonit me qëllim mbarëvajtjen e realizimit të mbikëqyrjes elektronike.

 

  1. Mbledh, përpunon dhe raporton të dhënat që vijnë nga pajisja elektronike si dhe të gjitha ndodhitë gjatë një turni me qëllim dokumentimin e mbarëvajtjes së realizimit të proçesit të mbikëqyrjes elektronike.

 

  1. Raporton për çdo subjekt gjithë dinamikën e sistemit të mbikëqyrjes elektronike, të cilën e përcjellin elektronikisht dhe në mënyrë shkresore Drejtorit të Drejtorisë së Mbikëqyrjes Elektronike.

 

  1. Shqyrton problemet e ngritura nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike dhe zgjidh  ato sipas rastit, nëpërmjet bashkëpunimit me Suportin Teknik të Kompanisë, Sallat Operative të Policisë së vendbanimit të subjektit, Degëve Territoriale të Shërbimit të Provës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

 

Kërkesat e pozicionit

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional” në degët: psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direct, Rekomandim
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë. Afati për dorëzimin e dokumentave 27.09.2024.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. – Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar,
  2. Ligjin Nr. 10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor
  3. Ligjin nr. 79/2020“Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
  4. Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
  5. Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
  6. Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
  7. Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar.
  8. Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
  9. Vendimin nr. 377, Datë 6.6.2012 “Për kriteret që duhet të plotësojë organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, rregullat për përzgjedhjen dhe të drejtat e detyrimet e tij”.
  10. Rregulloren e Brendshme e Shërbimit të Provës
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME